Kosova

Gazetarët komentojnë raportin e DASH-it: Kërcënimi i Haki Abazit nuk ishte veç për Albanian Post, por gazetarët nuk frikësohen


Mediumi: RTV Dukagjin.

Kërcënimi i ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe deputetit të Vetëvendosjes Haki Abazi për Albanian Post është një nga rastet që Departamenti Amerikan i Shtetit e ka future në raportin për gjendjen e mediave në Kosovë.

Sipas këtij raporti të vitit të kaluar, marrëdhëniet e përkeqësuar ndërmjet mediave dhe institucioneve në Kosovë po vazhdojnë të kufizojnë lirinë e shprehjes përmes kërcënimeve nga pushteti.

Redaktorja e Klan Kosovës, Naile Dema Selmani, tregon se prejse ajo është anëtare në Asociacioni e Gazetarëve të Kosovës, ka me dhjetëra raste të tilla.

Me probleme të kësaj natyre në punën e tij, thotë se është ballafaquar shpesh edhe kryeredaktori i T7, Arsim Lani.

Mirëpo, ngjashëm konsiderojnë edhe udhëheqës të mediave të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore