Gazeta ruse: Përjashtimi i diplomatëve do të thotë se Rusia është përfshirë në konfliktin në Kosovë
E përditshmja moskovite “Kommersant” ka shkruar se vendimi i autoriteteve të Kosovës për të shpallur persona të padëshiruar dy diplomatët rusë do të thotë se edhe “Rusia ka qenë e përfshirë në konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Ministria e Punëve të jashtme e Rusisë ka vlerësuar se vendimi i Prishtinës ka qenë provokim por se nuk do të ketë pasoja në statusin ligjor të diplomatëve rusë”, por se shton edhe se ata e kanë këshuar territorin e Kosovës të shtunën.
“Kommersant” thekson se Rusia, si rregull, “i përgjigjet reciprokisht shpalljes së diplomatëve të saj persona non grata. Por, në këtë rast është e pamundur sepse Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka përfaqësues të Kosovës në Rusi”.
Gazeta shkruan se disa media kosovare kanë raportuar se diplomatët rusë Denis Vengerski dhe Alexei Krivosheev janë larguar nga Kosova të shtunën dhe se janë publikuar fotot e tyre, në të cilat njëri i paketon gjërat në një makinë, ndërsa tjetri tregon një veturë që kalon kufirin me Serbinë.
“Kommersant” raporton gjithashtu se mediat kosovare kanë shkruar se Krivosheev është dëbuar nga Shqipëria në janar, dhe se më parë ka punuar në Ambasadën ruse në Shkup, ku thuhet se ka bashkëpunuar me kundërshtarët e kryeministrit aktual Zoran Zaev.
Konflikti aktual diplomatik ndërmjet Prishtinës dhe Moskës nuk është i pari i këtij lloji.
Në maj të vitit 2019, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, me urdhër personal të kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj, e shpalli person non grata diplomatin rus nga misioni i OKB-së, Mikhail Krasnoshekov, kujton gazeta.
Kommersant gjithashtu thekson se Ministria ruse më pas kërcënoi Prishtinën se ky precedent do të kishte pasoja të mëdha. “Që historia aktuale me dëbimin de fakto të diplomatëve rusë të ketë një vazhdim,” shtoi Kommersant.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Xhaferi: T’i tregojmë botës që s’jemi ne që bëjmë probleme, dilni votojeni “Frontin Evropian” më 8 maj
-
Vladimir Putin shkuli zemrën e një dreri për t’ia dhënë Silvio Berlusconit
-
Basha i reagon Gutierrezit: Me “boll më” mund t’u drejtohesh veç fëmijëve – unë jam deputet i pavarur në mendime
-
Marrëveshja e mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është e mundur pa normalizimin me Izraelin, thonë SHBA-të
Lajmet kryesore
-
Pjesëmarrje masive në tubimin qendror të Frontit Evropian në Tetovë
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Marrëveshja e mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është e mundur pa normalizimin me Izraelin, thonë SHBA-të
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit