Sport

Gattuso refuzon ofertë nga Arabia Saudite, nuk e bind as telefonata e kryeministrit


Gennaro Gattuso thuhet se ka refuzuar oferta të shumta nga Saudi Pro League dhe madje edhe një telefonatë me kryeministrin nuk ia ka ndryshuar mendjen.

Saudi Pro League, me mbështetjen e fondit sovran të pasurisë “PIF”, kanë bërë shumë transferime të futbollistëve të njohur gjatë kësaj vere, duke bërë oferta fitimprurëse për një listë të gjatë lojtarësh dhe trajnerësh.

Në Serie A, Massimiliano Allegri dhe Jose Mourinho tashmë kanë refuzuar ofertat nga klubet saudite dhe një pjesë e vogël e lojtarëve janë lidhur me lëvizjet në vendin e Lindjes së Mesme.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, shumë klube të Arabisë Saudite i kanë ofruar kontrata fitimprurëse Gattuso-s, por ai ka vazhduar të rezistojë dhe ka i refuzuar të gjitha.

Madje, mediat italiane shkruajnë se ai u kontaktua personalisht nga kryeministri saudit, Mohammed bin Salman, por megjithatë nuk i ndryshoi mendje.

Raportet sugjerojnë se Gattuso dëshiron të qëndrojë në Evropë për të rifilluar karrierën e tij si trajner pas një fundi të vështirë në Valencia.

Ish-mesfushori i Milan-it ka marrë disa oferta në muajt e fundit, por deri më tani asnjëra nuk ka rezultuar bindës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore