Sport

Gattuso prezantohet te Valencia


Tashmë edhe zyrtarisht, Gennaro Gattuso është prezantuar si trajner i klubit spanjoll, Valencia-s.

Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë klubi i Valencia-s, të cilët përmes një postimi në faqen e tyre i kanë dëshiruar mirëseardhje trajnerit italian.

Gattuso është i papunë që nga 23 maji i vitit të kaluar, kur u shkarkua në posti i trajnerit të Napolit.

Derisa më herët ai kishte udhëhequr edhe klubin ku kaloi thuajse gjithë karrierën e tij si futbollist, Milan-in.

Ndërsa gjatë karrierës së tij si trajner, 44 vjeçari ka drejtuar edhe Sion-in në Zvicër, Palermon dhe Pisa-n në Itali, si dhe OFI Crete në Greqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore