Futboll

Gasperini merr çmimin “Stoli i Artë” – trajneri i vitit


Titulli “Stoli i artë” 2021 shkon për Gian Piero Gasperini. Trajneri bergamask (Itali) i Atalantas-s, doli fitues në një konkurencë shumë të ashpër me kolegët: Stefano Pioli, autor i një super sezoni në stolin e Milan-it; Simone Inzaghi, trajner i Lazio-s dhe Antonio Conte i Inter-it, aktualisht në krye të klasifikimit të Serie A.

Gasperini e pati fituar këtë titull edhe një vit më parë – 3 shkurt 2020. Me përsëritjen e këtij trofeu, ai i bashkohet paraardhësve Lippi, Prandelli, Ancelotti dhe Zaccheroni, që e kanë fituar nga dy herë çmimin “Stoli i artë”. Mbi ta qëndron Fabio Capello me tre trofe; dhe mbi të gjithë është Allegri me katër çmime të fituara.

Emocioni i Gasperini: “Këtë Stol i Artë” – komentoi Gasperini i ngazëlluar, duke marrë çmimin nga Demetrio Albertini, President i Sektorit Federal Teknik – “unë ia kushtoj Bergamos, stafit dhe lojtarëve; të gjithëve, sepse është me të vërtetë një fitore e ekipit. Krahasuar me atë të vitit të kaluar, është ndryshe, sepse secili sezon ka veçoritë e veta dhe ky çmim ka arritur t’i japë vazhdimësi atij të fituar më parë. Marrja e tij ishte edhe më e vështirë dhe mbase, pikërisht për këtë arsye, ky stol i artë është edhe më i bukur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore