Lajme

Gashi: Zjarrfikësit hezitojnë të vaksinohen


Malë Gashi, Zëvendës komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë

Zëvendës komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka treguar se vaksinimi ka filluar edhe për zjarrfikësit, mirëpo sipas tij disa pjesëtar hezitojnë të vaksinohen.

Ai, ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të pjesëtareve të brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë si pasojë e virusit COVID –  19.

“Vaksinimi ka filluar. Ka ndonjë prej tyre që ka pak hezitim të vaksinohet, por numri nuk është i madhe, problemi qëndron te marrja e vaksinës sesa për llojin për çka është tu e marrë”, ka thënë Gashi për agjencinë e lajmeve, Ekonomia Online.

“Para vaksinimit 20 pjesëtarë të shërbimit tonë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, disa prej tyre kanë pasur gjendjen pak më të rënduar. Po ashtu kemi pasur edhe një rast të vdekjes nga virusi. Ndërsa aktualisht nuk kemi asnjë zjarrfikës i cili është i prekur me COVID-19”, ka thënë ai.

Gashi, ka folur edhe për ndarjen e buxhetit për brigadën e zjarrfikësve duke thënë se kjo ndarje nuk është i qartë.

“Problem te buxheti është jo i qartë. Pagat i marrim nga komuna. Nuk kemi asnjë informatë që komuna ka ndarë buxhet por është e rëndësishme që kur kemi kërkesa i drejtohemi komunës dhe ajo na mbështet. Së fundmi janë marrë rroba për ujëra, janë blerë shtretër për pushim, na kanë furnizuar edhe me barela për shpëtim”.

Ndërsa njëri nga zjarrfikësit, e kësaj brigade, Shaban Krmemi ka folur për vështirësitë e profesionit duke shtuar se mungesa e punëtorëve dhe pajisjeve për shuarjen e zjarreve fushore është problematika më e madhe me të cilën ballafaqohen ata momentalisht.

“Mungesa më e madhe për momentin janë punëtorët që është numër shumë i vogël. Gjatë ditës i kemi vetëm 5 zjarrfikës që i mbulojmë dy komuna tjera përveç, Prishtinës, Obiliqit, Fushë-Kosovës. Dhe po ashtu kemi mungesë të disa pajisjeve për shuarjen e zjarreve fushore”, ka thënë Krmemi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore