Sport

Futsall/ Zbulohet lista e Kosovës për ndeshjen Holandës


Kombëtarja e Kosovës në futsall do ta zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese të “Main Round”, për kualifikimet e Botërorit 2024, ku do të përballet me Holandën.

Holandezët do të jenë vizitorë të Kosovës të premten më 3 mars, në ndeshjen që do të fillojë në ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kosova deri më tani ka tri humbje, por matematika ende e mban në lojë për një kualifikim tutje edhe pse do të jetë shumë e vështirë.

Në rast se Kosova fiton në ndeshjen me Holandën me dy gola epërsi dhe njëherësh Ukraina e mposht Holandën në ndeshjen e fundit, atëherë tutje kalojnë Dardanët.

Ndeshja ndaj Holandës do të jetë debutuese për Agon Ramadanin si përzgjedhës dhe Getart Hysenin si ndihmës, dhe tani ata kanë publikuar listën për këtë përballje.

Në listë nuk mungojnë emrat e yjeve të njohur si Ramadan Alaj, Mërgim Dervishaj, Endrit Hajdini, Bajram Ramadani, Shefki Kameri dhe Drilon Haxhijaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore