Sport

Futbollisti i Barcelonës pritet të transferohet te Sporting Lisbona


Futbollisti i Barcelonës, Hector Bellerin, prite të transferohet në kampionatin portugez te Sporting Lisbona.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle, ku Bellerin do të huazohet tek ekipi portugez.

27-vjeçari nuk po përfiton minuta në “Camp Nou” dhe është gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.

Ai do ta mbulojë hapësirën e lënë bosh nga Pedro Porro, i cili së fundmi u transferua në Tottenham për shumën e 45 milionë eurove.

Kujtojmë që Bellerin iu bashkua katalanasve në verën e kaluar si lojtar i lirë nga Arsenal-i.

Deri më tani, 27-vjeçari ka pasur vetëm shtatë paraqitje me Barcelonën në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore