Sport

Futbollisti francez përfundon në gjykatë për mos-pagesën e energjisë elektrike


Ish futbollisti i skuadrave të njohura si: Tottenham, Newcastle e Watford, Moussa Sissoko, ka përfunduar në gjykatë.

Mund të mos duket e besueshme, por arsyeja është sepse Sissoko duhet të dalë para gjyqit, është pasi që ai nuk ka paguar faturat e energjisë elektrike.

Mesfushori që tashmë luan në kampionatin francez me ekipin e Nantes, ka neglizhuar faturat e energjisë duke detyruar kompaninë ta dërgojë për një ballafaqim në gjykatë.

Sipas asaj që pretendohet nga kompania Yu Energy, ish-futbollisti i Francës i detyrohet atyre shumën e mbi 60 mijë funteve.

Ky borxh duket se vjen nga periudha e Sissoko-s tek Watford teksa lojtari në atë kohë jetonte në një apartament luksoz me vlerë prej 3 milionë funte, ndërsa nga klubi përfitonte plot 80 mijë në javë.

Gjithsesi, tashmë 33-vjeçari nëpërmjet vendimit të gjykatës shumë shpejt pritet të paguajë detyrimet ndaj kompanisë së energjisë elektrike, e cila ka shprehur bindjen se Sissoko nuk do t’u shpëtojë dhe se do ta ndjekin lojtarin edhe në Francë.

Sa i përket karrierës së Sissoko-s, periudhën më të lavdishme e kishte te skuadra e Tottenham-it, ku u transferua nga Newcastle për shumën e 35 milionë eurove.

Gjatë kësaj kohe, ai ishte i grumbulluar edhe me kombëtaren e Frances, i cili numëron 71 ndeshje zyrtare dhe dy gola të shënuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore