Sport

Fury lavdëron Canelo Alvarez-in, britaniku shpreson të shohë luftën e radhës të meksikanit


Tyson Fury, kampioni i botës në peshat e rënda të Boksit foli për Saul “Canelo” Alvarez para mbrojtjes së titullit të tij kundër Dillian Whyte në stadiumin Wembley, në Angli.

“Unë shikoj ndeshjet e Canelo, ai është një luftëtar i madh. Shumë argëtues. Do të doja të merrja pjesë në luftën e tij kundër Dmitry Bivol në Las Vegas”, tha britaniku në një intervistë për ESPN.

“Alvarez ka shumë mbështetje. Njerëzit në Meksikë janë njerëz shumë të mirë, punëtorë. Një nga trajnerët e mi, Jorge Capetillo, është nga Meksika. Unë e dua kulturën meksikane. Ata kanë prodhuar luftëtarë të mëdhenj. Është një komb që lufton , që e do boksin”, ka komentuar Fury.

Canelo do të luftojë kundër rusit Dimitry Bivol më 7 maj në Las Vegas, Nevada.

Fury i cili ka 31 fitore dhe vetwm njw humbje do të mbrojë titullin e tij kundër kampionit të përkohshëm WBC Whyte, i cili ka 28 fitore e dy humbje.

Përballja kundër Whyte do të shënojë luftën e parë të Fury në Londër që nga shkurti i vitit 2015.

Për këtë luftë, WBC krijoi “Rripin e Bashkimit”, një kryevepër, për të festuar dhe përkujtuar Mbretërinë e Bashkuar përmes kësaj lufte të madhe.

Këtë të premte të dy luftëtarët ishin ballë për ballë në peshimin zyrtar të mbrëmjes. Fury arriti në 120 kilogramë, ndërsa Whyte ishte 115 kg.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore