Shqipëria

Franca e Zvicra nuk njohin Sinovac e Sputnik V


Janë vetëm katër, vaksinat të cilat Franca dhe Zvicra njohin për kalimin e udhëtarëve pa test, mirëpo midis tyre, nuk janë vaksinat kineze nga Sinovac dhe ato ruse Sputnik V.

Dozat nga Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe J&J, njihen nga Agjencia Evropiane e Barnave. Rrjedhimisht, edhe Franca e Zvicra, do të njohin vetëm ato.

Lajmi është bërë i ditur për publikun nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, ku në një njoftim për shtyp, bëhen me dije udhëtarët, që të jenë të pajisur me teste nëse nuk janë të vaksinuar me një ndër katër dozat.

Në rast të kundërt, testi PCR është i kërkuar. Një mënyrë tjetër e kalimit pa kufizime, është ajo e testit antigen.

Testi anti-COVID nuk duhet t’i ketë kaluar 72 orët përpara nisjes.

Dy vendet e Bashkimit Evropian, kanë dëgjuar rekomanduar hapjen e udhëtimeve me Shqipërinë. Kjo ka ndodhur, por hyrja tërësisht e lirë, nuk është e mundur për të pavaksinuar me dozat përkatëse.

Në Shqipëri, një pjesë e madhe e të vaksinuarve, janë me dozat nga prodhuesi kinez Sinovac. Rreth gjysma e dozave të ardhura në vend, janë nga Sinovac.

Ndërkohë, me Pfizer dhe AstraZeneca, është një pjesë më e vogël.

Hyrjet në Shqipëri nga ana tjetër, janë të lira dhe nuk kërkohen specifika si certifikata e vaksinimit apo testi negativ i COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore