Sport

Formati i ri i Champions League-s, jo i dëshiruar


Ashtu si Superliga, ndryshimet në futboll nuk po duken fare të dëshirueshme për futbollistët.

Formati i ri i Champions League-s, i cili do të fillojë në vitin 2024, është kundërshtuar nga Ilkay Gundogan i Manchester City-t.

Përmes një postimi në Tëitter, përfaqësuesi i Gjermanisë shkruajti:

“Me gjithë gjërat e Supërligës që po ndodhin… a mund të flasim për formatin e ri të Champions-it, ju lutem? Shumë, e më shumë, e më shumë ndeshje, a s’po mendon askush për ne futbollistët”.

“Formati i ri i Champions-it është e mira nga të këqijat në krahasim me Superligën”.

“Formati aktual i Champions-it funksionon shumë mirë dhe për atë arsye është kompeticioni më i famshëm në botë – për ne futbollistët dhe për fansat”.

Të hënën u zyrtarizua formati i ri i Champions-it, që është:

Nga 2024/25, në Champions do të marrin pjesë 36 skuadra, në vend të 32 që janë tani.

Do të ketë një mundësi të dytë për skuadrat elitarë që dështojnë të kualifikohen.

Në vend të fazës së grupeve, Champions League do të përdor një sistem lige.

Tetë skuadrat më të mira do të luajnë në fazën “knock-out”.

Çdo skuadër garantohet të paktën dhjetë ndeshje në sezon, duke rritur të ardhurat.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore