Euro 2020

Formacionet zyrtare të ndeshjes Uells – Zvicër


Ndeshja mes Uellsit dhe Zvicrës është e dyta përballje në Euro 2020 dhe do të luhet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, në Baku.

Këto dy ekipe radhiten në grupin A, dhe pyetja e madhe është se kush do marrë pikët e para pas fitores së Italisë përballë Turqisë.

Pas suksesit të madh të arritur nga Uellsi në Kampionatin Europian të vitit 2016, ata pretendojnë vetëm fitoren përballë Zvicrës.

Zvicra në Kampionatin Europian të vitit 2016, është eliminuar në rundin e 1/16, dhe ata kërkojnë të tejkalojnë suksesin që kishin në vitin 2016, duke fituar ndeshjen e parë.

Në pesë ndeshjet e fundit mes tyre, Uellsi ka fituar vetëm një herë, ndeshjen e fundit, e cila u luajt për kualifikueset e Euro 2012. Katër ndeshjet e tjera i ka fituar Zvicra.

Në skuadrën e Zvicrës ndodhen tre shqiptarë, ndërsa dy nga ta do të startojnë ndeshjen.

Trajneri i Uellsit Robert Page dhe trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkovic kanë bërë të ditur 11-shen e tyre startuese për këtë ndeshje fantastike.

Zvicra do startojnë me pesë mbrojtësa, ndërsa Uellsi do luajnë me formacionin klasik 4-3-3.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore