Euro 2020

Formacionet zyrtare të ndeshjes Danimarka – Belgjika


Danimarka dhe Belgjika do të ndeshen ditën e enjte të 17 qershorit në “Parken Stadium” të Kopenhagenit, duke filluar nga ora 18:00, për llogari të ndeshjeve të dyta të fazës së grupeve. Dy skuadrat janë pjesë e Grupit B, që udhëhiqet nga Belgjika.

Danimarka ka humbur ndeshjen e parë përballë Finlandës, ndërsa Belgjika e ka fituar përballë Rusisë.

Dy teknikët kanë përzgjedhur 11-të lojtarët që do të hedhin në fushë nga minuta e parë.

Kasper Hjulmand, trajneri i Danimarkës pritet të luajë me skemën 4-3-3: Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard, Maehle; Wass, Hojbjerg, Delaney; Poulsen, Damsgaard, Braithwaite.

Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, pritet të luajë me skemën 3-4-3: Courtois; Vertongen, Denayer, Alderwireld; T. Hazard, Dendoncker, Tielemans, Meunier; Carrasco, Lukaku, Mertens.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore