Kosova

FOL: Qeveria realizoi vetëm 48% të Planit Strategjik në vitin 2022


Lëvizja FOL

Vetëm 48 për qind e Planit Strategjik dhe Operacional për vitin 2022 janë realizuar nga Qeveria e Kosovës, sipas monitorimit që i ka bërë Lëvizja FOL.

Monitorimi nga lëvizja FOL është bërë për periudhën janar-dhjetor të 15 ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit.

Sipas FOL, Zyra e Kryeministrit nga 255 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 131 aktivitete, ndërkaq 94 nuk i ka realizuar fare.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kishte paraparë 118 aktivitete në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, mirëpo nuk kanë ofruar përgjigje se sa nga këto aktivitete janë realizuar për vitin 2022.

Mexhide Demolli- Niman nga Lëvizja FOL, ka theksuar se disa ministri dhe ZKM-ja kanë planifikuar aktivitete afatgjata, të cilat kanë filluar në vitin 2022 ndërkaq realizimi i tyre do të vazhdoj në vitet në vijim.

“Nga 2 mijë 937 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore janë realizuar 1 mijë e 808 aktivitete apo shprehur në përqindje rreth 48 për qind dhe 1 mijë e 129 aktivitete të parapara për këtë periudhë nuk janë realizuar apo 52 për qind të Planit Strategjik Operacional të Qeverisë nuk është realizuar”.

Realizimi i planeve nga Lëvizja Fol.

“Zyra e Kryeministrit për periudhën janar – dhjetor ka paraparë të realizojë 255 aktivitete, këto të shtrira në rreth 78 objektiva. Nga 255 aktivitete, ka realizuar 131, ndërkaq 94 nuk i ka realizuar”, ka thënë Demolli-Nimani.

Tutje ajo sqaroi se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nga 201 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 101 aktivitete ndërkaq 100 nuk i ka realizuar.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e cila ka paraparë 201 aktivitete, ndërkaq ka realizuar 101 aktivitete dhe 100 të tjera nuk ka realizuar”.

“Këto aktivitete janë paraparë në kuadër të 27 objektivave, të cilat janë realizuar 100 për qind, 10 objektiva nga 50 deri 99 për qind dhe 10 objektiva të tjera janë realizuar deri në 50 për qind dhe 19 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk janë realizuar fare”, ka deklaruar ajo.

Tutje në raport për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastruktures nga 486 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 255 aktivitete ndërkaq 231 nuk i ka realizuar.

Kurse, Ministria e Ekonomisë nga 236 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 170 aktivitete ndërkaq 66 nuk i ka realizuar.

Ndërsa, Ministria e Punëve te Brendshme nga 416 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 264 aktivitete ndërkaq 152 nuk i ka realizuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore