Shqipëria

Fluksi i emigranteve mban hapur zyrën e aplikimit për dokumente biometrike


Zyrat e aplikimit për mjetin identifikues do të qëndrojnë të hapura edhe ditën e shtunë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në aplikimin e qytetarit të fundit në radhë.

Ardhja në atdhe të shtetasve me banim jashtë vendit, të cilët kanë nevojë të rinovojnë dokumentet e identitetit, ka detyruar Ministrinë e Brendshme të marrë një vendim për të lehtësuar fluksin e aplikimeve gjatë ditëve të javës.

Të gjitha zyrat e aplikimit në qarkun Tiranë, përfshirë bashkitë Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, si dhe ato në Durrës, rajonet tre, katër, pesë dhe gjashtë, përfshirë zyrat në bashkinë Krujë dhe njësitë administrative Fushë-Krujë, Xhafzotaj dhe Sukth, do të qëndrojnë hapur për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve shqiptarë.

Po ashtu dhe në Bashkinë Berat,  Gjirokastër,  Peshkopi,  Elbasan, Belsh, Fier,  Lushnje,  Divjakë,  Korçë, Lezhë,  Shkodër,  Vau i Dejës, Koplik,  Vlorë, Sarandë, do të jenë hapur zyrat e aplikimit për mjet identifikimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore