Jetesë & Stil

Fjolla Morina akuzohet për trafikim armësh


Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, akuzohet për trafikim armësh.

Fjolla u ndalua në pikën kufitare të Morinës së bashku me partnerin e saj, Fitim Muji.  Mësohet se Fjolla rezulton të jetë marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit dhe tani mbi të rëndon akuza e ‘trafikut të armëve dhe municioneve’, krim ky i kryer në bashkëpunim.

Pas hetimit më të hollësishëm, gjyqtari i çështjes urdhëroi prokurorinë që të ndryshojë akuzën nga ‘mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve’ në ‘trafikim të armëve dhe municioneve’.

Prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re tre personave, Fjolla Morinës, Fisnik Sylës dhe Fitim Mujit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore