Sport

Fitorja e Usyk, inspiron Fury-n të luftojë përsëri


I pamposhturi Tyson Fury, i cili më parë kishte varur dorezat e tij pas fitores së tij ndaj Dillian Whyte në Wembley në prill, tani ka ndryshuar mendjen e tij edhe një herë.

Pasi hoqi dorë së fundmi nga boksi dhe pa ndeshjen Joshua vs Usyk, Fury bëri një shaka të mbushur me fjalë duke i siguruar fansat e tij se do të rikthehet në ring, me gjasë të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk.

“Të dy ishin kot. Ishte një nga luftimet më të këqija të titullit të peshave të rënda që kam parë ndonjëherë. Ishte kot”, tha Tyson Fury.

“Mbreti Gypsy është këtu për të qëndruar përgjithmonë”.

Ai ishte gjithashtu shumë optimist për shanset e tij, duke siguruar se “do t’i asgjësonte të dy (Joshuan dhe Olyk) në të njëjtën natë”.

Ky është një zhvillim fatlum, duke marrë parasysh që Oleksander Usyk, në intervistën e tij pas ndeshjes, deklaroi se do të boksonte sërish vetëm nëse do të ishte kundër Furyt: “Unë dua të luftoj Tyson Fury-n, nëse nuk jam duke luftuar Tyson Fury-n, atëherë nuk do të luftojë fare”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore