Zgjedhjet në Kosovë

Fitore Pacolli thyen heshtjen zgjedhore


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e ka thyer heshtjen zgjedhore, duke dhënë detaje që sipas saj “LVV po fiton”, në disa nga komunat e Kosovës.

Ajo ka filluar me kryeqytetin duke shkruar “në Prishtinë jemi kampion, vazhdojmë edhe pak… dhe tani”.

Pacolli edhe për Komunën e Gjakovës ka parashikuar fitore “Gjakova po bëhet e kuqe”.

Edhe në “Gjilan tashmë jemi të parët”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

Pacolli fitore ka parashikuar edhe në Prizren dhe Besjanë”

“Prizreni edhe 4 … vazhdojmë” duke shtuar se edhe “në Besianë po vazhdojmë”.

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime në zgjedhjet lokale deri në mesditë ishte e ulët, mirëpo janë pak komuna të cilat kanë kaluar më shumë se 50% të daljes së qytetarëve në votime.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, përmes një konferencë për media ka bërë të ditur se deri në orën 15:00, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale në nivel vendi është 26.95 për qind.

“Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga më shumë se 98% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 26.95% apo 499 mijë e 828 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues”, ka thënë Radoniqi.

Sipas tij, deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishin votuar 541 mijë e 834 votues apo 28.65 për qind e votuesve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore