Jetesë & Stil

Fisnik Syla reagon për herë të parë pas arrestimit të Fjolla Morinës


Fisnik Syla, Fjolla Morina

Pas arrestimit të bujshëm të këngëtares, Fjolla Morina, i cili u bë me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, për herë të parë ka reaguar bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.

Syla përmes një postimi në Instagram është zotuar se do të jetë “përgjithmonë bashkë me Fjollën” dhe po ashtu ai është shprehur shumë optimist duke u shprehur se edhe kjo sfidë të do të kalojë për çiftin Fjolla – Fisnik.

Sipas, partnerit të Fjollës, një ditë drejtësia do të fitojë dhe e gjithë historia e arrestimit të saj do të mbahet mend vetëm si një “ëndërr e padëshiruar”.

Fotografi e publikuar nga Fisnik Syla në Instagram.

“Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im… do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet si një ëndërr e padëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia e jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime”, shkruan Fisniku në postimin e tij.

Ndryshe, Fjolla Morina, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim armësh dhe municion në Shqipëri.

Ajo ishte shpallur në kërkim që nga data 21 prill e vitit 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Ylli i hitit “Trileqe”, ishte arrestuar gjatë shtatorit të vitit të kaluar, në pikën e kalimit kufitar në Morinë, teksa i ishte gjetur një armë zjarri pistoletë e tipit “Zoraki” me gjithsej 23 fishekë.

Justifikimi i Fjollës për rastin e pistoletës ishte se “i ndërronte çantat e dorës shumë shpesh dhe nuk ishte në dijeni së çfarë kishte brenda saj”.

Por, përkundër ligjit dhe kërkimit nga Interpoli, Fjolla, kishte zhvilluar udhëtime të shpeshta brenda dhe jashtë vendit, përfshirë ishujt Maldive, Belgjikën si dhe Dubain.

Ajo kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me partnerin, Fisnik Sylën, me një ceremoni solemne të zhvilluar në Maldives.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua në 19 korrik në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Kjo vjen si pasojë e arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy armë në makinë, teksa shoqërohej edhe nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla e një person i tretë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore