Sport

Fiorentina gjen trajnerin e ri, pas largimit të Gattuso-s


Klubi i Fiorentina-s ka gjetur trajnerin e ri, pas largimit të befasishëm të Gennaro Gattuso-s. Vincenzo Italiano do të jetë në krye të klubit “Viola” për dy sezonet e ardhshme.

Italiano drejtoi Spezian në sezonin e shkuar, duke arritur që t’i siguronte edhe qëndrimin në Serinë A.

43-vjeçari nuk ka karrierë me ekipe të mëdha, por vitet e fundit ai ka treguar se është i gati për të marrë nën drejtim një ekip më të madh se Spezia, ku aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardjan Ismajli.

Në sezonin e kaluar, në përballjet me Fiorentina-n, Spezia e Italiano-s arriti një barazim 2-2 dhe një humbje 3-0 në Firence.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore