Jeta

Finlandezët, njerëzit më të besueshëm dhe të sinqertë


Në Finlandë, njerëzit supozohet se janë të sinqertë gjatë gjithë kohës dhe besimi është i nënkuptuar edhe nëse nuk provohet.

Finlanda në vitin 1809-të mori statusin autonom nga Aleksandri I i Rusisë, në Luftën Finlandeze. Kjo ishte koha kur një identitet i fortë finlandez filloi të ndërtohej dhe gjuha finlandeze filloi të lulëzonte.

“U krijua një imazh i finlandezëve si njerëz të rreptë, modestë, të zellshëm, e të bindur ndaj Zotit. Ato ishin të gatshëm për të marrë mbi vete çfarëdo që fati u hedh . Këto janë tipare që lidhen me ndershmërinë”, thotë Urpu Strellman, një agjent letrar nga Helsinki.

Fjala finlandeze “sisu” përshkruan një koncept të qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë i cili u kthye në identitetin kombëtar dhe karakteristika kulturore.

Pasi Finlanda u shkëput nga mbretëria Suedeze, ajo ishte në gjendje të krijonte një Kishë Luteriane Ungjillore. Në librin Mbi trashëgiminë e Luterianizmit në Finlandë, Klaus Helkama dhe Anneli Portman shqyrtojnë rrënjët protestante të vlerës finlandeze të ndershmërisë. Ato argumentojnë se janë sjellë nga aktivitetet protestante misionare që përqendroheshin në edukimin masiv dhe shtypjen masive. Këto sollën lidhje me vetë-reflektimin dhe çoi në aktivizimin e ndershmërisë.

Kisha Luteriane në Finlandë është një nga më të mëdhatë në botë.

Në të vërtetë, finlandezët marrin një krenari të madhe nga niveli i lartë i besimit shoqëror i pranishëm në shoqëri. Ky nga ana tjetër është një tregues i perceptimit që njerëzit besohet se veprojnë me ndershmëri.

Ekziston një besim i madh ndaj bashkëqytetarëve dhe mbajtësve të funksioneve publike, përfshirë policinë. Populli finlandez është gjithashtu tatimpagues i lumtur. Ata e dinë që paratë e taksave përdoren për të mirën e përgjithshme dhe e dinë se askush nuk do të mashtrojë kur mbledh taksat./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore