Sport

Fillon shitja e biletave për dy ndeshjet e Kosovës


Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se ka nxjerrë në shitje biletat për dy ndeshjet e radhës të Kosovës.

Dardanët fillimisht do të përballen me Jordaninë në një ndeshje miqësore, që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” të mërkurën nga ora 18:00, pastaj në ndeshjen e fundit kualifikuese të kupës së botës, do të ballafaqohen në udhëtim te Greqia.

Ne ndeshjen ndaj Jordanisë, FFK bën të ditur se nga dita e hënë me fillim nga ora 15:00, biletat do të jenë në shitje në pikat e Art Motion.

Edhe në këtë takim, sikurse në të kaluarit, çmimet e biletave janë 20 euro në tribunën perëndimore, në atë lindore bileta kushton 10 euro, ndërsa në veri dhe në jug, dardanët mund t’i blejnë biletat nga 5 euro.

Derisa edhe në këtë ndeshje në bazë të masave anti-COVID të qeverisë së Kosovës do të lejohet shfrytëzimi 30 për qind i kapacitetit të stadiumit.

FFK gjithashtu bënë të ditur që biletat janë në shitje edhe për ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, që Kosova do të përballet në udhëtim te Greqia.

Biletat për këtë ndeshje gjenden në platformën online të Federatës së Futbollit të Greqisë, (https://www.ticketmaster.gr/), derisa hyrja në stadium do të lejohet vetëm me certifikatë vaksinimi, apo me dëshmi që personi ka kaluar koronavirusin.

Ndeshja Greqi – Kosovë do të zhvillohet të dielën e 14 nëntorit, me fillim nga ora 20:45.

Dardanët aktualisht gjenden në vendin e fundit të Grupit B, me katër pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Gjeorgjia e pozicionuar një vend më lart.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore