Sport

FFK vazhdon trajnimin e gjeneratës së dytë për VAR


Federata e Futbollit e Kosovës po vazhdon me trajnimin e gjeneratës së dytë të gjyqtarëve për VAR – AVAR.

Trajnimi është ndarë në disa faza, ku e para është mbajtur javën e kaluar, teksa gjatë ditës së premte do të përmbyllet edhe faza e dytë pas trajnimit pesëditor, i cili po mbahet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, njofton FFK.

Në këtë trajnim janë të përfshirë 33 gjyqtarë, derisa instruktor është Visar Kastrati, të cilit po i asistojnë Lumturije Muhadri, Mervan Bejtullahu dhe Dardan Çaka.

Trajnimi po mbahet me simulator, e ku po diskutohen rastet nga kompeticione të ndryshme botërore, të cilat i dërgon FIFA për ushtrime dhe aftësim te VAR-AVAR.

Ndërkohë, në FFK njoftojnë se javën e ardhshme do të mbahet faza e radhës ku do të bëhen simulime duke përdorur ndeshjet me rastet e BKT Superligës së Kosovës.

Gjithashtu trajnimet e kësaj gjenerate do të vazhdojnë në muajin mars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore