Teknologji

Festivali “DOKU.TECH” thekson ndikimin e inteligjencës artificiale në shoqëri dhe tregun e punës


Edicioni jubilar i festivalit më të madh të teknologjisë në Ballkan, “DOKU.TECH”, ka shpërndarë mesazhin se inteligjenca artificiale do të revolucionarizojë mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë. Evoluimi i saj konstant tregon rëndësinë për të kuptuar ndikimin e saj në shoqëri dhe tregun e punës.

Festivali “DOKU.TECH” prezanton emrat më të njohur në botë nga fusha e teknologjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale. Aktivitetet e festivalit përfshijnë diskutime, panele dhe punëtori të ndryshme, me qëllim të aftësimit të rinisë kosovare në fushën e teknologjisë dhe eksplorimit i inteligjencës artificiale.

Mira Murati, shefe e Teknologjisë në “OpenAI”, iu drejtua audiencës së madhe të festivalit dhe theksoi se inteligjenca artificiale do të transformojë botën. Ajo përmendi module si DALL-E dhe GPT 4, si dhe mjete si Chat GPT dhe COPilot që tregojnë se si AI do të ndryshojë jetën tonë.

Mira Murati në Doku.Tech: Inteligjenca Artificiale do të transformojë botën tonë

Sipas Muratit, inteligjenca artificiale, përveç krijimit të mundësive të reja, do të sjellë zhvendosjen e vendeve të punës dhe ndoshta edhe rritje të pabarazisë. Duke pasur parasysh këtë, është thelbësore të analizojmë ndikimin e saj në shoqëri dhe tregun e punës.

Për të triumfuar në këtë sfidë komplekse dhe siguruar një të ardhme më të barabartë për të gjithë, nevojitet angazhimi dhe edukimi i thellë.

Platforma e DOKU.TECH ofron një mundësi për bashkëpunim, ndarje të mendimeve dhe përfshirje në biseda thelbësore rreth ndikimit të inteligjencë artificiale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore