Sport

Festa ka filluar, mbi 10 mijë tifozë e presin ekipin e Napolit në aeroport pas orës 2 të mëngjesit


Mijëra tifozë të Napolit u mblodhën në aeroport në mes të natës për të përshëndetur dhe festuar me lojtarët në kthimin e tyre nga Torino, pasi mundën Juventus-in me rezultat 1:0 të dielën në mbrëmje.

Ekipi napolitan ateroi në aeroportin ushtarak Capodichino rreth orës 2:20 të mëngjesit të së hënës, ku u përshëndet nga rreth 10 mijë mbështetës sipas “Corriere dello Sport”.

Pasi mposhti Juventus-in në “Allianz Stadium”, Napoli ka kaluar 17 pikë përpara në krye të renditjes në Serie A dhe tani është katër pikë larg sigurimit matematikor të titullit kampion.

Nëse Napoli mund Salernitana-n në “Maradona Stadium” të shtunën dhe nëse Lazio dështon të mposht Inter-in të dielën, titulli do të përfundojë deri në fund të fundjavës.

Megjithatë, shumë tifozë mendojnë se kampionati tashmë ka përfunduar dhe ata që ishin të pranishëm në aeroport mbrëmë ishin dukshëm në një humor festiv.

Kishte brohoritje, daulle, flamuj dhe si zakonisht, shumë fishekzjarre të ekspozuara ndërsa lojtarët e Napolit shkonin drejt autobusit të ekipit.

Victor Osimhen më pas u bashkua dhe festoi me tifozët që ishin mbledhur, duke u kënduar dhe kërcyer me ta.

I vetmi që humbi festimet ishte Luciano Spaletti, i cili udhëtoi drejtpërdrejt në Milano nga Torino për të vizituar familjen e tij.

Ai do të duhet të presë për festimet e mundshme të titullit fundjavën e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore