Sport

Fernando Alonso rikthehet në F1 së bashku me magjinë që ofron


Spanjolli 2 herë kampion i botës në F1, Fernando Alonso, rikthehet këtë vit në F1 pas një mungese 2 vjeçare.

39 vjeçari do jetë pilot i Alpine F1 team, makinë me firmë të Renault, e cila edhe i mundësoj Fernando-s që të fitoj dy tituj kampion, në vitet 2005 dhe 2006.

2 vjet largë Formula 1 janë të tepërta, sidomos nëse je dikush që po i ofrohet të dyzetave, por gjithçka që kemi parë deri më tani premton që Fernardo Alonso do kthehet po aq i mirë sa ishte.

Nëse shikon nga aspekti moshës, padyshim që mendon se do jetë problem super i madh që dikush të jetë kompetitiv në një sport si F1, por gjatë viteve, Alonso e ka shkatërruar tërësisht teorinë e moshës.

Para të gjithash, duhet të vihet në mendje se sa perfekt ishte Alonso në sezonin e tij të fundit në F1, kur ishte pilot në rradhët e McLaren.

Edhe pse ndoshta klasifikimi nuk tregon këtë gjë, ku Alonso përfundoi i 11-ti me vetëm 50 pikë, statistikat tjera dhe aspekti kryesor, ai i pilotimit, ishin impresive.

Kur flasim për shpejtësinë, Alonso ishte po aq i shpejtë siç e kemi parë gjithmonë. Alonso fitoi çdo duel kundrejtë shokut të tij të skuadrës në provat zyrtare, me një mesatare shpejtësie që ishte 0.4 sekonda më e lartë se ajo e Stoffel Vandoorne.

Alonso 15 herë arriti të kualifikohet për në sesionin e fundit të provave, kuse Vandoorne vetëm 6 herë. Edhe pse kundër një piloti të ri, këto statistika janë thjeshtë impresive.

Alonso ishte edhe më perfekt në ditët e garave, ai bëri një start të jashtëzakonshëm të sezoni, kur përfundonte brenda 8 vendeve të para në secilën nga 5 garat e para të sezonit, por pastaj, sezoni i tij u shkatërrua nga problemet që McLaren kishte me makinën.

Pas 5 garave të para, Alonso arriti të përfundoj vetëm 8 gara deri në fund dhe nga ato, në 4 arriti të marrë pikë, por duke konsideruar që kishte makinën e dytë më të keqe nga të gjithë, ky është një sukses i madh.

Shfaqja më e mirë e aftësive të tij erdhi në garën e Baku-t, kur Alonso bëri një gjiro të tërë në vetëm dy rrota dhe pastaj bëri një ndër rikthimet më të mrekullueshme të sezonit, duke përfunduar në vendin e 7-të.

Në fund të atij sezoni, Alonso ishte votuar si piloti i 3-të më i mirë i vitit 2018 nga pilotët e tjerë, kurse në vendin e 4-të u votua nga fansat dhe drejtuesit e skuadrave.

Edhe kur u largua në fund të 2018, Alonso ishte ndër pilotët më të mirë në F1, në një nivel me pilot si Hamilton, Vettel e i riu Max Verstappen.

Nëse ka një dyshim të vogël për aftësitë e tij, duhet edhe të shohim arritjet e jashtëzakonshme që Alonso arriti në kategoritë e tjera të motosport-it.

Më herët atë sezon, Fernando kishte triumfuar në “24H Le Mans”, ku zhvilloi një natë jashtë gjithë pritshmërive me Toyota-n e tij, duke treguar që nëse ke talentin, mund të triumfosh më çfarëdo lloj makine, në çfarëdo lloj gare.

Jeta pas Formula 1 shkoj në mënyrë shumë të mirë për Fernando Alonso-n, ku ai u shpall kampion në WEC (World Endurance Championship).

Morri pjesë edhe në Indy Car 500 dhe Rally Dakar, edhe pse nuk kishte shumë sukses në këto kompeticione, ato i ndihmuan që të qëndronte në formë ideale për rikthimin në F1, dhe këtë e tregoi shumë mirë kur u rikthye për të pilotuar makinën Reanult që e shpalli kampion të vitit 2005 në Abu Dhabi.

Pilotimi jo vetëm që emocionoi fansat, por edhe impresionoi pilotët e tjerë,

“E shikova gjithë gjiron, ishte e pabesueshme. Mosha duhet të jetë problem, por duket që në rastin e Fernando Alonso, kjo nuk ka fare rëndësi.” tha Australiani, Daniel Ricciardo në një interviste për MARCA.

Me makinën e 2020, në testet e pas sezonit në Abu Dhabi, Alonso regjistroi kohë më të shpejta se sa shoku i tij i skuadrës për sezonin tjetër, francezi Esteban Ocon.

Me Alpine F1 është e sigurt që Alonso nuk do të fitoj tituj, për shkak se Mercedes, Ferrari dhe RedBull janë në një nivel më të lartë se sa ekipi i tij, por duke parë se çfarë ka arritur Alonso me McLaren në 2018, mund të presim shumë nga ai tani që piloton ne një makinë shumë më të mirë se sa McLaren-i para dy sezoneve.

Do jetë super kënaqësi ta shohim Fernandon prapë në pistat e F1 në Bahrain, 26 marsi duhet të vijë sa më shpejtë.

Përshtatur nga artikulli i gazetarit të Formula 1, Finley Crebolder për Albanianpost.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore