Sport

Fernando Alonso përfshihet në një aksident rrugor


Nga burime të ndryshme është njoftuar që Fernardo Alonso është përfshirë në një aksident rrugor gjersa po bënte stërvitje me bicikletën e tij.

Menjëherë pas këtyre raportimeve, ngjarjen e ka konfirmuar edhe “Alpine F1 team” me një komunikat zyrtare në Twitter.

“E konfirmojmë që Fernardo është përfshirë në një askident rrugor në Zvicër gjersa ishte duke i japur bicikletës.”

“Fernardo ka vetëdije, ndihet mirë dhe po presim për më shumë ekzaminime mjekësore nesër.”

“Alpine F1 team nuk do jap asnjë informacion më shumë tani. Më shumë informata do sillen nesër.”

Alonso do kthehet në F1 këtë sezon pas një mungese 2 vjeçare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore