Lajme

Feldman: Politika e Serbisë së Madhe tregoi se dominon mbi Malin e Zi


Andrea Feldman

“Ngjarjet në Cetinë shpërfaqën ekuilibrin e pushteteve mes palëve konfliktuese. Nuk ka fitimitarë në këtë konflikt, por një gjë është e qartë, se si politika e Serbisë së Madhe e Aleksandër Vuçiçit tregoi dominimin e qartë mbi Qeverinë e Malit të Zi”.

Kështu u shpreh profeserosha dhe historianja në Universitetit e Zagrebit, Andrea Feldman, në një intervistë për medium kroat “Narod.hr”.

Ajo tha se sa i përket kurorëzimit të një patriarku si Profirije në Patriarkanën e Pejës, “kjo gjë nuk do të jetë e mundur për shkak të masave strikte epidemiologjike por edhe për shkak të rezistencës së fortë të autoriteteve të Kosovës”.

Feldman konsideron se Kisha Ortodokse Serbe nuk do të hiqte dorë “asnjë centi-metër” nga fronësimi i Joanikijes në Manastirin e Shën Pjetrit të Cetinës.

Feldman, iu referua intervistës së dhënë për Albanian Post të ish-ambasadorit të Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysës, i cili shpjegoi rrënjët e thella të problemit që u shpërfaq me kurorëzimin e Mitropolitit Joanikije në Cetinë.

“Një njohës i shkëlqyer i situatës në Mal të Zi, ish-ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Ylber Hysa, ka shpjeguar kohëve të fundit se ky problem i ka rrënjët thellë”, tha ajo.

Në lidhje me situatën e krijuar, dhe për kurorëzim e Joanikijes që rezultoi siç rezultoi, ish-Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, njëherit edhe historiani, Ylber Hysa, për Albanian Post ka thënë se kjo “është epilog i një situate të re politike që ka filluar me Ligjin për Fetë, e që pastaj solli një demonstrim të gjatë të Kishës Ortodokse Serbe, e cila së fundmi në zgjedhjet e fundit i qëndroi prapa një blloku të bashkuar politik pro-serb e qytetar, që arriti që për një deputet të dalë para partisë së Presidentit Gjukanoviç dhe bllokut suverinistë“.

Gjithashtu edhe Ylber Hysa konsideroi se përfshirja jo vetëm deklarative e krerëve shtetërorë serb, si Aleksandër Vuçiç, Aleksandër Vulin dhe Millorad Dodik në këtë ngjarje, përbën më shumë se problem në vetë shtetin e Malit të Zi.

“Duhet parë se si do të vazhdojë kjo përplasje politike e identitare në këtë vend të NATO-s, që nuk lë indiferente zhvillimet edhe në rajon”, kishte thënë Ylber Hysa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore