Sport

Fazliji: Ende kemi gjasa për kualifikim, duam tre pikët ndaj Bjellorusisë


Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji, mendon që Dardanët ende kanë gjasa për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Në konferencën për media para ndeshjes me Bjellorusinë, Fazliji ka thënë se synimi i Kosovës është që të dalë me pikë të plota nga kjo ndeshje dhe për të shpresuar ende në kualifikim.

“Ne të gjithë lojtarët e dimë se çfarë vlere ka ndeshja e nesërme dhe kemi me dhënë maksimumin dhe e dimë që tre pikët duam t’ marrim me vete në Kosovë”, tha fillimisht Fazliji.

“E mira është që nuk luajmë në vend të tyre dhe nuk do të ketë shikues të tyre. Loja e fundit që e patëm kundër Rumanisë ke e vështirë, se kushtet e fushës e bënë të zorshme për dy ekipet”.

“Nuk ishte e lehtë të luash futboll në atë fushë, por nesër besoj që do të jetë ndryshe dhe do të mund ta tregojmë kualitetin tonë edhe me top, kështu që për ne krejt e dimë që është një lojë shumë e vlefshme dhe shpresojmë t’i marrim pikët e plota në Kosovë”.

“Gjasat janë normal të vogla, por ne kemi ende gjasa dhe duhet të shkojmë lojë për lojë edhe secila lojë i ka tre pikë kështu që qëllimi ynë për nesër është që t’i marrim tre pikët për të hyrë përsëri në garë për kualifikim”, ka thënë mes tjerash Fazliji.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore