Lajme

Fauci: Hezitimi i republikanëve ndaj vaksinës paraqet rrezik


Hezitimi i masës së popullsisë që nuk duan të vaksinohen, tashmë është një fenomen shqetësues. Mjeku i presidentit Joe Biden, ka shfaqur këtë  shqetësim publikisht.

“Thjesht nuk pranojnë të vaksinohen “, tha Anthony Fauci, drejtori i Institutit kombëtar të alergjive dhe sëmundjeve infektive, në NBC’s “Meet the Press” kur u pyet në lidhje me sondazhet që tregojnë se shumë republikanë, refuzojnë të vaksinohen.

Një sondazh i kryer nga News Hour , ditën e enjte, tregoi se 41% e njerëzve që identifikohen si Republikanë, thanë se nuk do të merrnin një nga tre vaksinat e miratuara të koronavirusit. Ndërsa nga njerëzit me prirje demokratike, vetëm 6% thanë të njëjtën gjë.

“ Ne s’duhet të ndikohemi nga bindjet tona politike, por të fokusohemi te shëndeti”, tha Fauci.

Që nga momenti që Covid-19 u konsiderua një pandemi globale, rreth 120 milionë raste janë identifikuar në të gjithë botën, dhe më shumë se 2.6 milionë njerëz kanë vdekur, përfshirë mbi 534 mijë njerëz në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Fauci gjithashtu shprehu dëshirën e tij, që ish-presidenti Donald Trump të nxis publikisht mbështetësit e tij, që të bëjnë vaksinën.

“Edhe nëse rastet bien, apo vaksinat shtohen, kjo sëmundje nuk duhet neglizhuar”, është shprehur Fauci.

Vaksinat e përgjithshme kundër Covid-19 në SHBA kanë kapërcyer shifrën 106 milionë. Më shumë se se 2 milionë  vaksina administrohen çdo ditë .  Deri në fund të qershorit pritet që SHBA të jetë furnizuar plotësisht.

Por ngurrimi për të bërë vaksinën nga një pjesë e konsiderueshme e popullsisë, mund të ngadalësojë procesin dhe rrezikojë imunitetin ndaj Covid-19.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore