Stil

Fansat ngatërrojnë Chrissy Teigen me Khloe Kardashian në imazhin e ri


Kush është kjo vajzë?

Fansat e ngatërruan, Chrissy Teigen me Khloe Kardashian, pasi ajo e para publikoi një fotografi me një grim glamuroz.

Teigen, 36 vjeçe, postoi foton për të treguar grimin e saj nga artisti, Nikki Wolff dhe prerjen e re elegante nga stilisti i famshëm, Luke Pluckrose.

Por ishte ngjashmëria e çuditshme e modeles me Kardashian, 37 vjeçe, pjesa ku u fokusuan fansat.

Fotografi e publikuar nga Chrissy Teigen në Instagram.

“Më dukej si Khloe Kardashian kur e shikoja shpejt”, shkroi një person, ndërsa një tjetër bëri tha se: “Ua! Mendova se kjo ishte Khloe!”.

Dikush tjetër pyeti: “A ka menduar dikush tjetër që ajo ishte Khloe në shikim të parë?”.

Komentet e lartpërmendura mblodhën mijëra “pëlqime”, ndërsa qindra përdorues të tjerë të Instagram-it me sa duket ranë dakord në seksionin e komenteve që Teigen u shndërrua në një kopje Kardashian atë ditë.

Khloe Kardashian.

Por, Khloe Kardashian, një mike e vjetër e Teigen-it, ende nuk e ka “pëlqyer” foton dhe as nuk ka lënë një koment vetë, ani pse mijëra fansa e kishin etiketuar atë në fotografinë e Chrissyt.

Postimi vjen disa ditë pasi autorja e “Cravings” zbuloi rezultatet e përhershme të një transplanti të vetullave që iu nënshtrua në vjeshtë.

Ajo i buzëqeshi kamerës në një klip të shkurtër në Instagram më 29 dhjetor, me mbishkrimin “mirë se erdhët, qime të reja të vetullave”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore