Familja

Evan Rachel Wood e rikonfirmon se Marilyn Manson “e ka abuzuar seksualisht”


Marilyn Manson, Evan Rachel Wood

Aktorja amerikane, Evan Rachel Wood nuk po tërhiqet nga pretendimet për abuzim kundër ish- partnerit të saj, rok artistit, Marilyn Manson, pavarësisht se ajo është paditur për shpifje.

Evan, 34-vjeçe, së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Good Morning America” , ndërsa e ka theksuar qëndrimin e saj, se i qëndron pas të gjitha akuzave për abuzim që i kishte thënë më herët në lidhje me relacionin toksik me Marilyn.

Kur u pyet nëse pretendimet e bëra kundër saj në padinë e Manson ishin të rreme, ajo u përgjigj: “Unë nuk besoj se jam ligjërisht e lejuar të komentoj për ndonjë nga akuzat, por kam shumë besim se kam të vërtetën, në anën time”.

Ylli i “Thirteen” gjithashtu u shfaq në emisionin “The View”, ku edhe i ka ripërsëritur akuzat e saj se ajo ishte “kurruar” nga rokeri, 53 vjeç, në një moshë shumë të hershme në mënyrë që ai të mund ta “manipulonte” atë.

Ajo pretendoi se Manson e përdhunoi atë në xhirimet e videos së tij muzikore të vitit 2007 ” Heart Shaped Glasses”, të cilën këngëtari dhe avokati i tij e mohuan.

Evan Rachel Wood.

“Do të duhej të rrinim këtu për gjashtë orë që unë të tregoja gjithçka, sinqerisht. Por në fund të fundit, po, aktet e dhunës që ai kreu kundër meje dhe një numri viktimash të tjera – burra dhe gra – janë absolutisht të tmerrshme”, ka thënë Wood.

“Por gjëja më tinëzare që ai bëri, dhe që bëjnë njerëzit si ai, është se ata e thyejnë plotësisht ndjenjën tuaj për veten. Ai më bëri të harroj se kush isha.”

Ndërkaq, Manson pretendoi në padinë e tij se Wood dhe artistja Illma Gore u dhanë skenarë “bashkë-konspiratorëve” për të siguruar që të gjitha “pikat e bisedës” t’i shfaqnin merrnin në intervistat e tyre.

Wood gjithashtu theksoi viktimat e tjera të supozuara të sulmeve seksuale të Manson, duke pretenduar se interpretuesi i “Good people” ka një “model të abuzimit të tij”.

Të paktën 15 gra – përfshirë aktoren Esme Bianco – kanë akuzuar Manson për nivele të ndryshme abuzimi seksual, psikologjik dhe fizik. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat përmes avokatëve të tij.

Kur Wood u pyet përsëri në lidhje me padinë e Manson kundër saj në “The View”, aktorja e “Westworld” u përgjigj: “Unë nuk mund të flas qartë për asnjë nga pretendimet specifike të padisë, dhe nuk kam frikë, por jam e trishtuar. “, duke shtuar se kjo është “pjesë e hakmarrjes që i mban të mbijetuarit të heshtur, kjo pritet”.

Në përgjigje të paraqitjeve televizive të Wood dhe dokumentarit të saj, “Phoenix Rising”, avokati i Manson, Howard King, ka thënë – “Siç kemi detajuar në padinë tonë, asgjë e thënë nga Evan Rachel Wood, Illma Gore apo bashkëpunëtorët e tyre të zgjedhur për këtë çështje nuk mund të besohet”.

Marilyn Manson.

“Kjo është më shumë e njëjta gjë. Por, përsëri, çfarë tjetër do të prisni nga një grup që ka përhapur gënjeshtra pas gënjeshtrash për Brian Warner, emri i vërtetë i Manson”, ka thënë avokati i rokerit.

Në padinë e ngritur më 2 mars, Manson akuzoi Wood-in dhe Gore, për “komplot” për ta shpifur atë për përfitime të tyre monotare.

Avokatët e Manson pretenduan në ankesë se Wood dhe Gore, 30 vjeç, kanë përdorur projektin e tyre filmik për të “rekrutuar, koordinuar dhe bërë presion ndaj grave që kishin qenë të lidhura me Warner për të bërë akuza të rreme për abuzim kundër tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore