Euro 2020

Euro 2020, Roberto Carlos shpejgon ngjashmërinë me Luke Shaw


Ish-ylli i Brazilit ka vlerësuar dëshirën e mbrojtësit të majtë të Anglisë, Luke Shaw-t, për të fituar dhe shpejgon se mbrojtësi po përmirësohet pas çdo loje.

Performanca e Shaw në Euro 2020 ka qenë e lartë. Ai është i forte në fazën mbrojtëse dhe ofron shtysë sulmuese në krahun e majtë.

Më në fund, mbrojtësi i Manchester United-it po kupton potencialin që ka, potencial të cilin United-i e pa që kur ai ishte adoleshent, ndaj vendosi ta transferonte në vitin 2014 për 30 milionë paund.

Vetëm Steven Zuber-i i Zvicrës ka dhënë më shumë asiste se Shaw në këtë Evropian, por paraqitjet e tij në kraun e majtë, nga shumëkush janë parë të ngjashme me ato të Roberto Carlos-it.

Carlos thote se Shaw ka gjithçka që i duhet për të arritur në majë dhe se forca dhe dëshira e tij për të fituar, i kujton veten.

“Ju mund ta shihni, ai është shumë i motivuar, performanca e tij kundër Ukrainës ishte shumë e mirë. Ai është përmirësuar në çdo ndeshje. Mendoj se ai ka gjithçka për të arritur në majë. Ai është mbrojtësi i majtë i Anglisë, kjo në vetevete do të thotë shumë”, tha legjenda e Brazilit dhe e Real Madrid-it për PA Sport.

“Nuk më pëlqen të krahasoj. Janë dy periudha krejtësisht të ndryshme në futboll. Kam pasur kohën time dhe tani ai ka të tijën. Ngjashmëritë mendoj se mund të jenë se ai ka forcë dhe dëshirë për të fituar, ashtu si unë”, shtoi Carlos-i.

Shaw po shpërthen këtë Euro dhe e tregoi më së miri kundër Gjermanisë, ku i duhej të përballonte Kai Havertz-in dhe Joshua Kimmich-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore