Film

“Etno Fest 2021” me program të veçantë kushtuar Kultit të Tokës dhe Ujit


"Etno Fest 2021"

Me datë 20 gusht të këtij viti, ka filluar të mbahet edicioni i 11-të i Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale “Etno Fest”, i cili edhe kësaj radhe ka ardhur me një tematikë të veçantë – Kulti i Tokës dhe Kulti i Ujit.

“Etno Fest 2021”.

Edhe programi i këtij viti është i pasur me aktivitete të shumta dhe atraktive për të gjithë artdashësit, ndërsa përmban orë poetike, këndime epike me instrumente tradicionale si dhe shfaqje teatrale.

“Etno Fest 2021”.

Në përgjithësi, në kuadër të orëve poetike kushtuar tokës dhe ujit, poezitë e tyre para audiencës së “Etno Fest”, ndërkohë që vetëm të dielen me datë 22 gusht, poezitë e tyre do t’i prezantojnë disa nga poetët më me nam, të tillë si; Halil Matoshi, Emin Emini, Dije Demiri – Frangu e Joan Lorin Sterian.

“Etno Fest 2021”.

Ndërkaq, nuk do të mungojë as një performancë nga ato më tradicionalet, të cilën do ta sjellë Lumturije Nohaj nga Malësia e Madhe.

“Audienca e V. Havelit” është mes shfaqjesh teatrale që do të prezantohet në këtë edicion të “Etno Fest”, e cila është në autorësi të Jeton Nezirajt me regji të punuar nga Agon Miftari.

“Etno Fest 2021”.

Ndryshe, po të shikojmë pas në historinë e këtij festivali, gjithçka kishte filluar kur në fshatin Kukaj (Lokacioni i Festivalit), po xhirohej filmi “Gomarët e Kufirit”, ndërsa një nga aktorët e kastit, Bislim Muçaj, kishte mbetur i mrekulluar me pamjet e fshatit.

Muçaj bashkë me profesorin e artit skenik, Fadil Hysaj, kishin vendosur të blejnë parcela toke në këtë fshat, të cilat më pas i shndërruan në ambiente të përshtatshme për të zhvilluar një festival, i cili do të ishte – “Etno Fest”.

“Etno Fest 2021”.

Kur gjërat u rregulluan, festivali kishte filluar edicionin e tij të parë në vitin 2010, ku një shtëpi të vjetër e cila përdorej si ahur për kafshë, organizatorët vendosen ta rikthenin në një “Etno Teatër”, ndërsa brenda tij u dha premiera e shfaqjes “Dardha pas bunarit”, e Arta Arifit me regji të Iliriana Arifit.

“Etno Fest 2021”.

Rregullimi i oborrit, duke e respektuar reliefin kodrinor, imponuan krijimin e kasketave të cilat, i dhanë formën dhe idenë e ndërtimit të një amfiteatri të ardhshëm me anë të së cilit në shtator të vitit 2011, “Etno Fest”, erdhi si festival edhe më i kuruar dhe më atraktiv për artdashësit .

“Etno Fest 2021”.

Brenda, “Etno Fest”, funksionojnë akoma edhe odat, në të cilat zhvillohen promovimet e librave dhe orët poetike.

Ky festival synon gjetjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të qëndrueshme të arteve dhe kulturës tradicionale duke i ofruar ato si lëndë frymëzimi për artet kontemporane.

”Etno Fest” do të mbahet deri më datë 26 gusht të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore