Lajme

Escobar: Bosnja ndër vendet më të korruptuara në Evropë


I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina (BeH) është një nga vendet më të korruptuara në Evropë.

Escobar këtë e ka thënë gjatë një interviste për CNN. Lideri serb në BeH, Milorad Dodik është thellësisht i korruptuar ka deklaruar diplomati amerikan duke shtuar se ai po përpiqet të përdorë gjuhën etnike si një shpërqendrim.

Milorad Dodik

“Nëse shikoni historinë e ish-Jugosllavisë, shtatë vende, dy prej tyre janë në BE, katër janë anëtare të NATO-s dhe shumica prej tyre po gëzojnë sukses të jashtëzakonshëm ekonomik”.

“Nëse shikoni gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ato janë gjashtë vendet që nuk janë në BE, katër janë duke bërë progres drejt anëtarësimit të BE-së, në të gjitha këto Bosnja përjashtohet”, duke shtuar se “Korrupsioni në Bosnje është më i keqi në Evropë, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Azerbajxhanit”, ka deklaruar Escobar.

Njerëzit po largohen nga Bosnja jo se ata nuk duan të jetojnë në një vend multi-etnik, por “për shkak se nuk mund të gjejnë një punë, pa lidhje korrupsioni”, tha ai.

Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995 është duke u kërcënuar në mënyrë direkte, ku shumica e këtyre kërcenimeve janë nga Milorad Dodik, tha i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Marrëveshja e Dejtonit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore