Sport

Ermal Hadribeaj: Ëndërroj të shpallem kampion bote në peshat e rënda


Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj, ka zbuluar në një intervistë për “Sky Sport” se ëndrra e tij është të bëhet kampion bote.

Për Ermalin, ëndrra është gjithashtu që të bëhet shqiptari i parë në histori që triumfon dhe fiton titullin në peshat e rënda.

27-vjeçari ka zgjeruar rekorin e tij në boks.

Ai është i pamposhtur në 10 sfidat e fundit.

Fitorja më e fundit ishte përballë Thodoris Ritzakis-it në WBC.

Pak ditë më parë, ishte boksieri tjetër shqiptar, Florian Marku, që shpall kampion bote në peshat e mesme.

Hadribeaj beson se boksierët nga Shqipëria janë shfaqur seriozë dhe sfidues për boksierët më të mirë në botë.

“Për mua tani, kjo është ëndrra, ky është qëllimi, të bëhem kampion bote”, tha Hadribeaj për “Sky Sport”.

“Ne po shikonim Florian Markun. Isha shumë i emocionuar për të dhe ai pati një ndeshje shumë të ashpër”.

“Ai bëri mirë. Për Shqipërinë, ishte një fitore e madhe, për të gjithë ne. Ajo e vendos Shqipërinë në hartë dhe unë isha shumë i emocionuar”.

“Po, ky është pa dyshim fillimi i pushtimit shqiptar. Ai, unë dhe djemtë e tjerë shqiptare. Mendoj se ne do të rritemi”.

Ermali e cilëson veten si “(Vasiliy) Lomachenko i Shqipërisë”, pasi frymëzohet nga aftesitë e yllit ukrainas.

Shpirti luftarak i Ermalit në ndeshjen e fundit, nga shumëkush u pa si ngjashmëri me Lomachenko-n.

Hadribeaj, i cili tashmë ka luftuar katër herë në Amerikë këtë vit, është i bindur se ai mund të sigurojë një ndeshje kundër njërit prej emrave më të mëdhenj të divizionit, pasi të bëjë një hap drejt një beteje për titullin WBC.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore