Sport

Epoka Ancelotti 2.0 te Real-i nis me Fabian Ruiz-in


Tashmë është zyrtare, Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Real Madrid-it. Italiani pritet që në Madrid të ribashkohet me ish-lojtarin e tij te Napoli, Fabian Ruiz-in.

Calciomercato raporton se Ruiz-i ka shanset më të mëdha për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu” pas kalimit të Ancelotti-t në krye të stolit madrilen, pavarësisht ofertave të tjera nga Atletico Madrid-i dhe Juventus-i.

Ish-lojtari i Real Betis-it kushton midis 50-60 milionë eurove dhe ka kontratë me napolitanët deri në 2023.

Në tre sezonet me Napoli-n, Ruiz-i është aktivizuar në 128 ndeshje, ku ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 10 herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore