Boterori 2022

Enrique: Maroku ta fitojë Botërorin


Spanja u eliminua nga Kupa e Botës në fazën çerekfinale nga Maroku, derisa pas eliminimit ata ndanë rrugët edhe me trajnerin e tyre, Luis Enrique-n.

Enrique së fundmi ka komentuar fazën gjysmëfinale të Botërorit, derisa ka thënë edhe të preferuarit te tij se kush duhet t’i shkojë deri në fund trofeut.

Trajneri 52-vjeçar tha se dëshira e tij është që Maroku ta fitojë trofeun, derisa shtoi se nuk e dëshiron një përsëritje të finales së Botërorit të kaluar.

Kombetarja e Spanjës

“Nuk do kisha dashur një përsëritje të finales së vitit të kaluar Kroaci – Spanjë. Shpresoj që turneun ta fitojë Maroku, ndjej që Spanja humbi një shans të madh sepse kishim një grup shumë të mirë futbollistësh”, theksoi ish-trajneri i Spanjës.

Enrique tha se skuadra e tij ishte më e mira në këtë Botëror, derisa komentoi edhe rrugëtimin deri në fazën e 1/8-ve.

“Shoh skuadrat që janë në gjysmëfinale dhe kuptoj që askush nuk është më i mirë se ne, më vjen keq për futbollistët që u eliminuam”, shtoi trajneri spanjoll.

“Jemi përpjekur që t’i bindnim lojtarët që kishin një mundësi të shkëlqyer për të fituar dhe në fazën e parë treguam një nivel të mirë”. Pastaj kundër Marokut ishte e vështirë të shënoje gol”, tha mes tjerash Luis Enrique.

Kombetarja e Marokut

Kujtojmë që Maroku ishte ndër surprizat më të mëdha në këtë Kupë Botë.

Ata fillimisht dolën të parët në një grup ku bënin pjesë edhe Kroacia, Belgjika e Kanadaja.

Pastaj në fazën e eliminimit direkt, mposhtën Spanjën dhe Portugalinë, kurse në gjysmëfinale do të ballafaqohen me Francën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore