Sport

Enrique grumbullon lojtarët e tij më të mirë për ndeshjen kundër Shqipërisë


Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique e ka vlerësuar miqësoren përballë Shqipërisë, pasi ka zgjedhur lojtarët e tij më cilësorë për këtë ndeshje.

Shqipëria dhe Spanja do përballen në miqësore më 26 mars.

Disa nga emrat e mëdhenj që Enrique ka grumbulluar janë Jordi Alba, Pedri, Alvaro Morata, Ferran Torres e Dani Olmo.

Duket se Spanja nuk e ka nënvlerësuar Shqipërinë, pasi Enrique ka kuptuar rrezikun që mund të përbëjë i shumë përfoluri, Armando Broja.

Lista e plotë e lojtarëve që do përballen kundër Shqipërsinë janë:

Unai Simon, Robert Sanchez, David Raya

Marcos Alonso, Jordi Alba, Laporte, Pau Torres, Eric Garcia, D.Llorente, Azpilicueta, Carvajal

Rodri, Koke, Pedri, M.Llorente, Gavi, Carlos Soler

Olmo, Sarabia, Morata, Raul de Tomas, Ferran dhe Yeremi Pino

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore