Sport

Empoli “i dashuruar” pas Kristjan Asllanit (VIDEO)


Klubi i Empoli-t ka shpërndarë një video në mediat sociale të mesfushorit kuqezi, Kristjan Asllani.

“2007/2022, nga Buti në San Siro, nga goli i parë me Butese në golin e parë në Serie A me fanellën tonë për Kristjan Asllanin”, shkruan Empoli.

20-vjeçari nga Elbasani është një nga zbulimet më të mëdha të Empoli-t dhe Serie A këtë sezon.

I ardhur nga të rinjtë e skuadrës në fillim të sezonit, tashmë ai është i padiskutueshëm në formacionin e teknikut, Aurelio Andreazzoli.

Asllani, deri më tani, numëron 21 paraqitje në Serie A. Teksa në sfidën e fundit të humbur 4-2 përballë Inter-it në  “San Siro”, mesfushori shënoi golin e parë në elitën e futbollit italian.

Mesfushori i përfaqësueses së Shqipërisë po kërkohet nga disa skuadra, mes të cilave Milan, Inter dhe Juventus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore