Lajme

Emiratet e Bashkuara Arabe detektojnë raketat balistike të lëshuara nga Houthi-të mbi Abu Dhabi


“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë detektuar dy raketa të lëshuara nga rebelët Houthi, aleatë të Iranit në Jemen”.

Kështu bëri me dije agjencia zyrtare e lajmeve të hënën, një javë pasi një sulm vdekjeprurës nga grupi vrau tre persona në Abu Dhabi.

Një pjesë e raketave ranë mbi Abu Dhabi dhe nuk shkaktuan viktima, por sulmi theksoi kërcënimin në rritje nga Houthi-të, të cilët kanë shënjestruar Arabinë Saudite fqinje për vite me sulme me raketa dhe dron.

Rebelët morën përgjegjësinë javën e kaluar për një sulm me dron dhe raketë në Emiratet e Bashkuara Arabe pas disa javësh kërcënimesh.

Ishte hera e parë që monarkia e Gjirit kishte pranuar një sulm nga Houthi-të në territorin e saj, pasi më parë mohoi pretendimet e rebelëve se ata kishin goditur aeroportin dhe termocentralin bërthamor të Abu Dhabit.

Zëdhënësi ushtarak i Houthi-ve në një deklaratë tha se milicia kishte shënjestruar bazën ajrore Al Dhafra pranë qytetit të Abu Dhabi, i cili strehon avionë luftarakë amerikanë dhe “vendndodhje të tjera të ndjeshme”.

Ata gjithashtu shënjestruan vende në Dubai me drone.

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë pranuar ndonjë veprim ushtarak kundër Dubait. Deklarata e tyre kërcënoi se do të zgjerojë më tej operacionet ushtarake dhe të “përballojë përshkallëzimin me përshkallëzim”.

Milicia përsëriti këshillat e mëparshme për kompanitë dhe investitorët e huaj që të largohen nga ky “vend i pasigurt”.

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se avionët luftarakë kishin shkatërruar një raketë balistike në provincën Al Jawf të kontrolluar nga Houthi, në veri-lindje të Sana’a, qyteti më i madh i Jemenit, menjëherë pasi ishte përdorur për të lëshuar dy raketa drejt Abu Dhabi-t.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite që ndërhyri në luftën civile të Jemenit në vitin 2015, pasi rebelët Houthi rrëzuan qeverinë e njohur ndërkombëtarisht, për shkak të frikës se Irani rival do të zgjeronte ndikimin e tij në kufij.

Koalicioni i shtyu rebelët nga jugu përsëri në malësitë e tyre veriore, por konflikti arriti në ngërç. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka përshkruar luftën e Jemenit si krizën më të keqe humanitare në botë të shkaktuar nga njeriu, me pothuajse 250 mijë vdekje direkte dhe indirekte.

Sulmi i fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe pasoi ditë të tëra sulmesh ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ndaj atyre që i përshkroi si objektiva Houthi në Jemen. Kjo përfshinte shënjestrimin e një qendre paraburgimi të përkohshëm në qendrën e rebelëve në Saada, e cila vrau të paktën 60 njerëz.

Ka pasur gjithashtu një rritje të dhunës rreth Maribit, një provincë jemenase ku rebelët nisën një ofensivë vitin e kaluar dhe e rrëzuan qeverinë nga pika e saj e fundit në veri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore