Lajme

Shpërthejnë tre çisterna nafte në Abu Dhabi – Sulm terrorist?


Një shpërthim i madh ka ndodhur në Abu Dhabi mëngjesin e 17 janarit, ku si pasojë e një zjarri fillestar kanë marrë flakë e më pas shpërthyer tre çisterna transportuese nafte, në zonën e njohur si Al Musaffa.

Sipas të dhënave të para policore, çisternat ishin duke transportuar karburant në vendet e grumbullimit.

Sakaq, një zjarr tjetër, është raportuar edhe në një zonë ndërtimore të re pranë aeroportit të Abu Dhabi-t.

Sipas hetimeve të para, ngjarjet mund të jenë shkaktuar nga rënia e dy dronëve, të cilët po fluturonin pranë zonës.

Dëme të konsiderueshme nga aksidentet nuk ka, por autoritetet e kanë marrë seriozisht hetimin dhe po shqyrtojnë pistat.

Ajo e një sulmi të mundshëm terrorist nga rebelët Houthi, ende nuk është përjashtuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore