Lajme

Eminem do të bëhet pjesë e “Rock and Roll Hall of Fame”


Eminem do të bëhet pjesë e “Rock and Roll Hall of Fame” këtë vjeshtë. Ai u pranua në vitin e tij të parë të nominimit dhe do të bëhet interpretuesi i 20-të nga Detroiti i përfshirë në historinë 36-vjeçare të institucionit.

Reperi është artisti i dytë solo hip-hop që bëhet pjesë e Hall of Fame sa është gjallë, pas Jay-Z vitin e kaluar.

Jay-Z gjatë fjalimit të tij në Rock and Roll Hall of Fame në vititn 2021

Ceremonia e Rock and Roll Hall of Fame do të mbahet më 5 nëntor në Teatrin Microsoft të Los Angeles.

Fituesit u e vitit 2022 u zbuluan të mërkurën në mëngjes. Eminemit do t’i bashkohen Pat Benatar, Duran Duran, Eurythmics, Dolly Parton, Carly Simon dhe artisti i vjetër i “Motown Records”, Lionel Richie.

Futja e Eminem në Hall of Fame i bashkohet një liste të gjatë vlerësimesh për yllin 49-vjeçar, duke përfshirë 15 Grammy, 17 Billboard Music Awards, dy albume “diamant”, një Oscar dhe shumë citime si “reperi më i mirë”.

Shtatë të pranuarit e prezantuar të mërkurën u morën nga një listë prej 17 kandidatësh të shpallur në shkurt. Finalistët u përzgjodhën nga mbi 1 mijë artistë, historianë dhe profesionistë të tjerë të muzikës, të kombinuara me votimin e publikut.

Artistët kualifikohen për induksion 25 vjet pas publikimit të artit të tyre të parë komercial. Albumi debutues i Eminem, “Infinite”, doli në nëntor të vitit 1996, kur ai ishte një figurë pak e njohur në skenën hip-hop të Detroitit.

Diskografia e Eminem

Pas “Infinite”, diskografia e tij  pasurua nga albume të suksesshme si “The Slim Shady LP”, “The Marshall Mathers LP” dhe “The Eminem Show”, të cilat e ndihmuan atë të bëhej artisti më i shitur në SHBA në dekadën e parë të viteve 2000.

Eminem është artisti i shtatë hip-hop i futur në Rock and Roll Hall of Fame, pas të ndjerit Notorious B.I.G. dhe grupe të tilla si Run-DMC dhe N.W.A.

Pyetja nëse Eminem do të shfaqet në festivalin e Rock and Roll Hall of Fame këtë vjeshtë, mbetet pa përgjigje.

Reperi njihet si një artist që nuk është saktësisht i etur për paraqitjet publike. Ai madje e anashkaloi triumfin e tij në Oscars në vitin 2003, kur “Lose Yourself” (nga filmi “8 Mile”) mori çmimin Oscar për këngën më të mirë origjinale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore