Sport

Embiid thumbon Simmons pas largimit nga Philadelphia


Joel Embiid thumboi me fjalë Ben Simmons pasi ai u transferua te Brooklyn Nets para disa ditësh.

“Është për të ardhur keq që fitoret nuk ishin faktori kryesorë”, tha Embiid për Simmons, ish-bashkëlojtarin e tij në Philadelphia 76ers. “Është për të ardhur keq, sepse ai kishte ekipin e tij këtu, dhe mendoj, që të qenit yll ishte prioritet për të”.

Më 10 mars do të përballen Brooklyn Nets me Philadelphia 76ers, dhe pritet që dueli të jetë i zjarrtë.

Kjo do të thotë se Simmons mund të luaj në rikthimin e tij profesional, dhe do ketë shumë tension mes Ben dhe Embiid.

Embiid tha se ai foli me James Harden që kur u transferua në Philadelphia dhe duket se qendra e 76ers është i gëzuar për transferimin e Harden.

“Është James Harden. Një nga lojtarët më të mirë në ligë. MVP”, tha Embiid të premten mbrëma. “Është shumë emocionuese. Të transferojmë dikë të tillë, shanset tona për të fituar kampionatin janë më të mëdha”.

Sixers presin që ardhja e Harden të vlejë atë që paguan, rrogën dhe zgjedhjet e drafteve, gjërat e nevojshme për t’i çuar ata drejt kampionatit të tyre të parë NBA që nga viti 1983.

Harden nuk luajti në fitoren e Philadelphia ndaj Oklahoma City të premten mbrëma dhe nuk do të luajë të shtunën kundër Cleveland.

Debutimi i tij është në pritje derisa të vlerësohet këtë fundjavë nga stafi mjekësor i ekipit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore