Auto

Elon Musk, mbyll Tesla-n nëse makinat kanë ‘spiunuar’


Elon Musk, shefi ekzekutiv i Tesla-s, ka reagur mbi lajmin se ushtria kineze do të ndalojë makinat e kompanisë duke deklaruar se kompania e tij do të mbyllet nëse makinat janë përdorur për spiunazh.

“Ekziston një nxitje shumë e fortë për ne që të jemi shumë konfidencial me çdo informacion”, ka thënë Musk gjatë një diskutimi virtual në një forum të njohur kinez.

Ai ka shtuar se “nëse Tesla ka përdorur makinat për të spiunuar në Kinë apo kudo qoftë, ne do të mbyllemi”.

Reagimi i tij vjen pas lajmit se ushtria kineze do të ndalonte makinat e Tesla-s në komplekset e saj për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e kamerave të instaluara në automjete.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit në Alaskë të diplomatëve të lartë kinezë me ata amerikanë, i cili shënon edhe ndërveprimin e parë pas marrjes së detyrës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në muajin janar.

Në Forumin e Zhvillimit të Kinës, mes vërejtjeve të tij për këtë mbledhje të nivelit të lartë të biznesit që organizohet nga një fondacion me mbështetjen e Këshillit të Shtetit, kërkoi një besim më të madh dhe reciprok mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Ndër të tjera, Musk po mbante një panel diskutimi me një fizikant kuantik kinez, Xue Qikun, i cili kryeson Universitetin Jugor të Shkencës dhe Teknologjisë.

Vitin e kaluar, Tesla ka shitur në Kinë, e cila përbën tregun më të madh të makinave në botë dhe një treg shumë konkurrues për makinat elektrike, 30% të totalit global të shitjeve. Ndryshe, 147 mijë e 445 makina të shitura.

Përpos shifrave, nuk duhet anashkaluar fakti se kompania po përballet edhe me një konkurrencë të fortë me prodhuesit vendas si Nio dhe Geely.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore