Sport

Elita e Premier League pas talentit të Eintracht Frankfurt


Sport1 po raporton se disa skautë të Premier league-s kanë mbajtur nën kontroll Ansgar Knauff të Eintracht Frankfurt.

Knauff, 20 vjeç, është i huazuar në Frankfurt nga Borussia Dortmund dhe skautët e kanë parë atë në aksion kundër Wolfsburg dhe Marseille.

Anësori i krahut të djathtë ka më pak se dy vjet të mbetur në kontratën e tij, dhe klubet e tjera shpresojnë të marrin një marrëveshje të mirë për një lojtar kaç premtues.

Ai ishte lojtari më i mirë i ri i sezonit në Europa League për 2021-22, duke ndihmuar klubin e Bundesligës të fitonte kompeticionin.

Deri më tani, në këtë sezon ai ka pasur shtatë paraqitje dhe ka shënuar një gol.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore