Sport

El Clasico, një dimension tjetër i duelit më të fort në botë


Zhvillohet sot El Clasico numër 225 në histori.

Si plot herë në histori, por rrallë herë në vitet e fundit, El Clasico i gjen dy skuadrat në formë jetësore dhe në luftë për titull.

Ndryshe nga Barcelona, Real Madrid-i e ëndërron edhe Champions-in këtë sezon.

Madrilenët në “Alfredo di Stefano” vijnë me një seri të jashtëzakonshme, ku kanë 12 ndeshje radhazi pa humbje.

Nga këto 12 ndeshje, madrilenët kanë fituar dhjetë dhe kanë barazuar dy.

Skuadra e Zidane në këtë ndeshje vjen pa Ramos-in, Varane-n, Hazard-in dhe Carvajal-in, por me një moral në qiell pas fitores në mesjave përballë Liverpool-it.

Katalanusit kanë 19 ndeshje pa humbje në La Liga, që nga humbja me Cadiz-in.

Por, ndryshe nga madrilenët, katalunasit nuk janë pjesë më në Champions League.

Sot, Koeman vjen Coutinho-n, Neto-n dhe Fati-n.

Me dy pikë para Real Madrid-it, Barcelona kërkon të shkëputet totalisht kurse Real-i kërkon që të parakaloj blaugranët.

Një barazim do t’i bëntë favor vetëm një skuadre, dhe ajo është Atletico Madrid.

Ky duel me shumë emocione, që mund të vendosë një sezon te tërë, fillon sonte në orën 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore