Bota

Ekspertët për katastrofën e akullnajës Himalaye: Ishin paralajmëruar


Ekspertët e caktuar nga qeveria Indiane, për të studiuar rastin e akullnajës së Himalaya-ve që u përplas me digën dy ditë më parë, deklaruan se kanё paralajmëruar qeverinë Indiane pёr ndodhinё nё fjalё, qё në vitin 2014.

Ata u shprehёn se vite më parë kishin kryer studime në zonë dhe kishin lajmëruar se ndërtimi i digave në ekosistem ishte i rrezikshëm.

Sipas tyre, katastrofa ka theksuar brishtësinë e maleve Himalaje, për shkak të ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimaterike.

Ndërkohë një raport i vitit 2019, i Qendrёs Ndërkombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin e Maleve, tregoi se edhe sikur bota të përmbushte qëllimet e saj më ambicioze për çështjen e  ngrohjes globale, rritja e temperaturave do të shkrijë një të tretën e akullnajave Himalaye deri në fund të shekullit.

Po ashtu, në një letër të vitit 2019 e botuar në revistën Science Advances, shkruhej se akullnajat Himalaje po shkrihen dy herë më shpejt që nga viti 2000, krahasuar me 25 vitet e mëparshme. Kjo për shkak të ndryshimeve klimaterike të shkaktuara nga njeriu.

Nga ana tjetër, ende nuk dihet nëse kjo katastrofë e veçantë është shkaktuar nga ndryshimi i klimës, megjithatë ndryshimet në klimë mund të rrisin veprimtarinë e fenomeneve të tilla.

Ndërkohë, autoritetet në Indi kanë raportuar se numri i tё vdekurve deri tani është 31 dhe 165 tё tjerё janё tё zhdukur.

Akullnaja fillimisht u përplas në një digë të vogël , duke mbledhur më shumë energji ndërsa u rëndua nga mbeturinat që mblodhi gjatë rrugës. Më tej u përplas në një digë më të madhe nën ndërtim duke shkaktuar katastrofën në fjalë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore