Sport

Ekskluziviteti në Artmotion nuk ka fund! Ligue 1 po fillon…


Platforma më atraktive dhe më ekskluzive në vend “Artmotion”, nga fundjava e ardhshme pasurohet edhe më ligën franceze të futbollit, Ligue 1.

Nga 6 gushti 2021 e deri më 21 maj 2022, të gjitha ndeshjet e këtij kampionati transmetohen drejtëpërdrejtë dhe ekskluzivisht në kanalet sportive të “Artmotion”.

20 skuadrat më të mira të Francës, së bashku me disa prej talentëve më premtues dhe megayjeve të futbollit do të luftojnë për plotë 38 javë për të arritur objektivat sezonale.

Ligue 1 është një nga kampionatet me rritjen më të madhe viteve të fundit teksa edhe skuadrat si Monaco, Lyon, Marseille dhe Rennes posedojnë lojtarë shumë të talentuar në klubet e tyre.

Lille edicionin e kaluar fitoi titullin e katërt në historinë të klubit, teksa ja doli të thyej gjigantët e Paris Saint-Germain, por këtë herë gjërat do të jenë akoma më të komplikuara, kjo sepse kryeqytetasit në skuadër kanë shtuar edhe lojtarë të klasit botëror si Sergio Ramos-i, Gianluigi Donnarumma dhe Achraf Hakimi për ta ndihmuar trajnerin, Mauricio Pochettino, drejt arritjes së trofeve.

Në këtë kampionat mund t’i ndjekim edhe ndeshjet e Stade Reims-it ku paraqiten Arbër Zeneli dhe Valon Berisha, por edhe ato të Clermont Foot-it, skuadrës që ka transferuar ditët e fundit sulmuesin e Kosovës, Elbasan Rashanin.

Ky artikull u sponsorizua nga Artmotion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore